Sergio Ramos ka njoftuar se do të largohet nga Paris Saint-Germaini pas përfundimit të këtij sezoni.
Parisienët, që siguruan titullin e kampionit javën e kaluar sot do të zhvillojnë ndeshjen e fundit për sezonin 2022/23 në Ligue 1, ndaj Clermomt.
E kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit për Ramosin si lojtar i PSG-së.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, mbrojtësi spanjoll konfirmoi largimin.
Ai do të largohet si futbollist i lirë, pasi i skadon edhe kontrata me klubin nga kreyqyteti francez.
Mañana será un día especial, mañana diré adiós a otra etapa de mi vida, adiós al @PSG_espanol.
No sé en cuántos lugares uno puede sentirse como en casa pero, sin duda, el PSG, su afición y París han sido uno de ellos para mí. pic.twitter.com/961LqCYvQc— Sergio Ramos (@SergioRamos) June 2, 2023