Tensionet në veri të Kosovoës me përplasjet mes serbëve dhe trupave të KFOR-it dhe qëndrimi i ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së Kurtit për veprimet e ndërmarra, kanë qenë në qendër të diskutimeve javën e fundit, nën frikën e destabilizimit të rajonit.
Në Kosovë, kreu i AAK, Ramush Haradinaj kërkoi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti për të ndalur atë që ai e quan një ‘politikë të papërgjegjshme’.
Nuk mund të sillemi me kaq arrogancë kundër gjithë botës që na ka ndidhmuar në secilën etapë të pavarësisë sonë. Unë mendoj që ideja e nocionit në këtë moment nuk duhet të ngrihet fare sepse kemi të bëjmë me një krizë që e kemi në mesin tonë. Kjo e heq vëmendjen nga tema qëndrore. Ne nuk duhet t’ja lehtësojmë një arsyetim Kurtit e të thotë se nuk e lamë të punojë. Le të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij të gabuara. Tani duam të ruhet pozicioni i Kosovës kundrejt partnerëve të saj. Kjo situatë mund të interpretohet si situatë ku Kurti duke mos pasur asnjë sukses në asnjë prej fushave, krijon këto kriza për të hequr vëmendjen nga shqetësimet reale”- tha Krasniqi.
Sa i takon pyetjes nga Babaramo nëse 2 prej kryetarëve të PD do të tërhiqen nga komunat në veri, Krasniqi tha se nuk ka pasur një diskutim zyrtar mbi këtë çështje.
Ndërsa politologu Nexhemedin Spahiu tha se situata në veri të Kosovës është më e mirë falë qeverisë së Kurtit, pavarësisht që dështimeve që sipas tij qeveria aktuale ka pasur në fushat e tjera.
“Që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet, i ka çuar përpara marrëveshjet e reciprocitetit me Serbinë. Unë këtë e shoh si të vetmin sukses të qeverisë Kurti. Mednoj se sa i përket veriut, është qeveria më e suksesshme pavarësisht dështimeve në fushat e tjera”– tha politologu.
Ndërsa sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, Kurti ka dy mundësi që sipas tij duhet të jenë ose bashkëpunimi me partitë e tjera parlamentare lidhur me krizën në veri të vendit ose dorëheqja nga pozicioni i dhe zgjedhjet e parakohshme.
“Albin Kurti ose të ulet dhe të bëjë një qeverisje parlamentare ose të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sepse ato marrëveshjet e dakordësuara duhet të dihet cfarë mendon populli i Kosovës për ato. SHBA dhe NATO në këtë moment kanë prioritet ndalimin e Rusisë. Ndërkohë Rusia është futur në të gjithë Ballkanin dhe ka krijuar atë situatën në Bosnjë Hercegovinë dhe Malin e Zi. Kurti duhet të shohë legjitimitetin e pushtetit të vetë”- tha Kulla.
Shqiptarja.com