Ndonëse e nisi mirë sezonin, Kristjan Asllani ka humbur disi terren në periudhën e fundit tek Interi, ndonëse ai ka qenë gjithmonë gati dhe është përgjigjur me performanca fantastike, sa herë i është kërkuar.
Më lart deri tani qëndron Marash Kumbulla, i cili fitoi sezonin e kaluar, për më shumë në Tiranë, Ligën e Konferencës me Romën, por mbase, nëse Interi do të bëjë gjithçka në perfeksion, Asllani do të ngjitet në Olimp.
Organizatori shqiptar ndoshta ka marrë pak minutazh sivjet, por nga sezoni i ardhshëm pritet që situata të ndryshojë, duke qenë se Brozoviç me shumë mundësi do të largohet në merkato dhe ai do të jetë zëvendësuesi i parë i Çalhanoglu dhe Mkihitaryan.