Qarkullonte i armatosur në Tiranë, në pranga autori dhe bashkëpunëtori i tij

0
Policia e Tiranës ka vendosur në pranga mbrëmjen e djeshme dy persona, një prej të cilëve qarkullonet i armatosur në Tiranë. Sakaq, personi tjetër është arrestuar si bashkëpunëtor i tij, për moskall♪7zimit të kësaj vepre penale.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e  Unazësn së Re,  ku shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e autorit dhe gjatë kontrollit ata gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në kuadër të operacionit “Fast” u arrestuan Edison Ismaili dhe Denis Kuka.
Njoftimi i Policisë: 
Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Fast”.
Qarkullonte me automjet i armatosur, vihet në pranga 31-vjeçari. Gjithashtu vihet në pranga për moskallëzim krimi, pasagjeri në mjet. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Unazë të Re, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.
Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– E. I., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
– D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. I., dhe pasagjer shtetasin D. K. Gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu