“Më fal mami”, tifozi i ‘flaktë’ i Interit rrëmben vëmendjen e finales së Champions-it me gjestin e tij

0

Më fal mami, nuk të lajmërova, jam në Stamboll”, kjo është pankarta e një tifozi të Interit i cili ka udhëtuar drejt Turqisë për të parë mbrëmjen e djeshme finalen e Champions League.

Për zikaltrit kjo mund të quhet përballja më e ethshme, pasi ngjitet në tapetin e gjelbër në përballjen e finales së Champions League.

Manchester Citu ka fituar trofeun e parë të Champions League në histori në finalen e stambollit përballë Interit.

Ishte Rodri heroi “qytetarëve” me golin e tij në minutën e 68-të. Ndërkohë, Haaland kishte rrezikuar portën e qytetarëve në pjesën e parë, por gjeti përballë portierin Onana.

Inter tentoi të barazonte në fundin e kohës së rregullt, por një top i Lukakut drejt portës, duket se nuk e kaloi vijën për t’u cilësuar gol.

Ky është trofeu i parë i Champions League me Manchester City për Pep Guardiolën, pas fitoreve me Barcelonën e ndër të tjera ishte edhe finalja e katërt për të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu