Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të premteje në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku një person ka humbur jetën dhe janë plagosur 2 të tjerë.
Viktima është një 35-vjeçar, ku makina tip “BMW X5” me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit por polici ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë
Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.