Komandati i “COBRA” i çon mesazh Albin Kurtit: Kur të marrim urdhrin e Vuçiçit, do ta zbatojmë!

0

BEOGRAD- Komandanti i njësisë speciale të ushtrisë serbe “Cobra”, nënkoloneli Darko Gjoshiç ka komentuar pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se kanë rrëmbyer 3 efektivët e Policisë së Kosovës. Sipas Alo!, me dy fjali, ai ka mohuar gjithçka por shtoi se nëse do ketë një urdhër të ngjashëm, Kurti do ta marrë vesh.

“Njësia “Cobra” e Ushtrisë Serbe nuk ka qenë e angazhuar në Kosovë por kur të marrim urdhër nga komandanti suprem Aleksandër Vuçiç, do ta plotësisht. Atëherë Kurti nuk do të kenë më asgjë për të thënë,”- tha komandanti i njësisë “Cobra”, Gjoshiç.

Po ashtu, edhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë sot ka mohuar pretendimet e Kurtit.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe ‘Kobra’. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare. Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu