Megjithëse një orë me vonesë, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vijon mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit zgjedhor që do të çojë demokratët drejt zgjedhjeve të reja për kryetar.
Anëtarët e Komisionit Zgjedhor të propozuar janë:
– Jemin Gjana, Kryetar
– Indrit Sefa, Anëtar
– Enriketa Papa, Anëtar
– Gazment Koduzi, Anëtar
– Xhemal Bushati, Anëtar
– Aurora Domni, Anëtar
– Myzafer Elezi, Anëtar
“Këshilli Kombëtar duke analizuar dhe reflektuar mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike, mbi vendimmarrjet e munguara ose të vonuara nga organet drejtuese të Partisë Demokratike në harkun 15 muajve të fundit, konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale.
Këshilli Kombëtar vëren se demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre përmes votës, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike si një parti që ruan vlerat dhe parimet euroatlantike me akte, jo me fjalë, një parti në bashkëpunim dhe alenacë të plotë me partnerët strategjikë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian”- thuhet në rezolutën e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Përmes një deklaratë për shtyp, blutë njoftojnë edhe plotësimin e vakancave në Komisionin e Apelimit, Intergritetit dhe Etikës duke zgjedhur anëtarë: Artan Murrizi, Marinela Ziu, Edlira Devolli, Rezart Kthupi.
Ndërsa në përbërjen aktuale të këtij Komisioni, të kryesuar nga Flutura Açka, janë: Artan Murrizi, Marinela Ziu, Edlira Devolli, si dhe Rezart Kthupi.