TIRANË- Adrian Çela, administrator i OSHEE (Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) do të largohet nga detyra pas mbarimit të mandatit. Çela do të lërë tashmë detyrën e marrë prej tij në vitin 2014.
Por gjithashtu nuk dihet se cili do të jetë posti i radhës që do të marrë Çela, sidomos pas punës së bërë në fushatën elektorale në zgjedhjet lokale të 14 majit në Bashkinë e Durrësit, atje ku edhe ishte i deleguar. Në bashkinë bregdetare, kandidatja e maxhorancës fitoi bindshëm një mandat të dytë në krye të Bashkisë. Përveç postit të tij të ri, ende nuk dihet as emri që do ta zëvendësojë atë në krye të Operatorit të Shpërndarjes.