Kiara Tito tashmë e ka mbyllur kapitullin e dashurive të shkuara dhe është 100% e fokusuar tek partneri i saj, Luiz Ejlli. Ajo ka fshirë nga Instagrami fotot e vjetra të pushimeve të saj verore që ka bërë një vit më parë me Ron Kokën. Fotot e ish partnerëve bën xhiron e rrjetit pak kohë më parë pikërisht kur Kiara ishte në fillimet e dashurisë së saj me Luizin. Por tani më ato janë “arkivat” ose në koshin e “Instagramit”. Ndërsa për koshin e mendjes nuk dimë ta themi me siguri…