Aksident në Sarandë/ Përplaset nga një makinë, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

0

Një aksident me vdekje raportohet në Sarandë. Një automjet ka goditur një motoçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit. Ngjarja ka ndodhur në Qafë-Gjashtë.

Viktima për tu identifikuar është transportuar në morg. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K.

Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu