Ra nga skela 7 ditë më parë teksa punonte, humb jetën 39-vjeçari shqiptar në Greqi

0

GREQI- Një 39-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën në spital, 7 ditë pasi u rrëzua nga një skelë teksa punonte.

Ngjarja ndodhi në zonën e Koumbe, Rethymno, ku 39-vjeçari, baba i 2 fëmijëve mbeti i plagosur rëndë pasi ra nga një skelë rreth tetë metra e lartë.

Fillimisht ai u transferua në spitalin e Rethymno-s, por u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Repartin e Mjekimit Intensiv të Spitalit të Chanias, ku humbi jetën pas një jave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu