Gjithashtu, po për këtë ngjarje, policia po heton në gjendje të lirë 3 shtetase, mes të cilave dhe një 15-vjeçare, pasi ishin prezente në momentin ku ndodhi ngjarja e rëndë, por asnjëra prej tyre nuk e ka kallëzuar në polici.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se viktima, 2 autorët dhe 3 shtetaset kanë qenë duke konsumuar kokainë të llojit krak rreth orës 1 të mëngjesit.
Nën efektin e lëndëve narkotike, Aldo Brahimi dhe Ylli Gabovari kanë goditur fillimisht me grushta e më pas me thikë 32-vjeçaren, Luljeta Preza në tentativë për t’i marrë Lekët. Si pasojë e plagëve e reja gjeti vdekjen në vend, aty ku dhe u konstatua e pajetë nga policia rreth 9 orë pas vrasjes.
Ura e Dajlanit ishte dhe vendi ku jetonte 32-vjeçarja, që u godit barbarsisht me thikë. Gruaja nga Sukthi mësohet se ishte punonjëse seksi, dhe më herët rezulton të ketë qenë proceduar për vjedhje.





