PD kallëzon në SPAK “Malin e Dajtit”: Aferë korruptive

0

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion projektin e kullës që pritet të ndërtohet në vend të parku, pas TKOB-së.

Anëtarja e PD-në Këshillit Bashkiak të Tiranës, Enriketa Papa, ka dorëzuar këtë të martë dosjen në SPAK, ndërsa për mediat tha se ky Partia Demokratike do të denoncojë të gjitha aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarëve.

“Denoncojmë korrupsionin dhe ky është hapi i parë që ne bëjmë për të denoncuar dhe treguar dëshminë e angazhimeve dhe luftës së vazhdueshme të PD për aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarë. Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare”.

Në fakt, Partia Demokratike, e përçarë ka dalë më qëndrime të ndryshe për “Malin e Tiranës”.

Një palë ishte pro ndërtimit që në momentin që qeveria e miratoi projektin. Një palë u përfshi në debat dhe thotë se pas projektit ka lidhje të fshehta të njerëzve të Foltores, që janë blerë nga qeveria dhe grupimi i tretë janë ata që supozohen se janë blerë dhe që deri më tani nuk kanë bërë asnjë hap serioz për të distancuar veten e tyre. Pasuesit e tyre mbrojnë ndërtimin e kullës, duke thënë se toka është private dhe pronarët e saj kanë të drejtë ta zhvillojnë.

Projekti francez “Mount Of Tirana” u prezantua vitin e kaluar. Pas përgatitjes së projektit në vendin kur dikur ka qenë e famshmja gropa e Ajdin Sejdisë, u vendos rrethimi për të nisur projektin e ndërtimit të kullës 185 metra të lartë në mes të Tiranës. Të parët që reaguan ishin aktivistët, të cilët organizuan edhe një protestë në lulishten që pritet të kthehet në një shesh ndërtimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu