Reperi i njohur arrestohet dhe përfundon në burg

0

Reperi i njohur 6ix9ine është arrestuar së fundmi në Palma Beach.Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach tha për People se reperi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas policisë makina nuk kishte dokumentacionet përkatëse, ndërsa vetë reperi i cili po drejtonte automjetin ishte me patentë të pezulluar.

Pas kësaj ngjarje 6ix9ine  u arrestua dhe u dërgua në burgun e Palma Beach Country, ndërsa u lirua shumë shpejt pasi pagoi garancinë prej 2000 dollarësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu