Ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, del fotoja e autorit i dënuar për drogë dhe vjedhje

0

Viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, madje ky i fundit shkonte herë pas here në shtëpinë e 51-vjeçarit.

Lidhur me ekzekutimin e Aleksandër Zakës në Greqi në 12 gusht 2023, tashmë është publikuar fotoja e autorit. Ky i fundit, një ditë para se ta vriste ishte në shtëpinë e viktimës. 51-vjeçari nga Lushnja u gjet i ulur në një karrige në oborrin e banesës së tij i ekzekutuar. Vrasja e shqiptarit vijon të mbetet e pazbardhur.

Mediat greke shkruajnë se është identifikuar autori i vrasjes, ndërsa ende nuk dihet shkaku që çoi në ekzekutimin e Zakës në Greqi. Viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, madje ky i fundit shkonte herë pas here në shtëpinë e 51-vjeçarit.

Një ditë para krimit, në shtëpi ndodheshin dy shqiptarët dhe një shtetas grek. Gjatë mbrëmjes, shtetasi grek është larguar nga banesa dhe në shtëpi kanë qëndruar viktima dhe autori i dyshuar. Ky i fundit do të flinte në banesën e 51-vjeçarit.

Por kur shtetasi grek është kthyer të nesërmen, ai e ka gjetur viktimën të ulur në një karrige i qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës. Ndërkohë shqiptari rezulton i zhdukur, dhe autoritetet janë vendosur në kërkim të tij. Autori i dyshuar rezulton me precedentë penalë për drogë dhe vjedhje. Ai është në arrati që prej ditës së shtunë, kur ndodhi edhe vrasja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu