Autoriteti rus i aviacionit: Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të avionit të rrëzuar

0

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë, ka përfshirë emrin e Yevgeny Prigozhin në listën e personave “të deklaruar se udhëtonin në bordin e avionit të rrëzuar”.

Emri i Prigozhin renditet së bashku me gjashtë pasagjerë të tjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve të një avioni të rrëzuar, thonë autoritetet ruse.

Të dhjetë personat në bordin e avionit u vranë, sipas informacioneve paraprake, tha Ministria e Emergjencave.

Gray Zone, një kanal Telegram që besohet të jetë i lidhur me Wagner, thotë se avioni i Prigozhin u rrëzua.

Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër presidentit rus Vladimir Putin, në qershor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu