HUNGARI – Incident i pabesueshëm ka ndodhur jashtë stadiumit në Budapest pasi dy furgona që transportonin atletët në stadium për garën e 200 metra u përplasën me njëri-tjetrin!
Në videon e shfaqur nga televizioni shtetëror, dy furgonat janë përplasur kokë më kokë, ku nga përplasja është dëmtuar një vullnetar dhe nga atletët është plagosur në sy Xhamajkani Hudson!
Kështu gjysmëfinalet nisën me një vonesë të konsiderueshme, pasi duhej të vërtetohej nëse sportistët kishin nevojë për ndihmën e parë.