Shira të rrëmbyeshëm në Spanjë, gjenden dy trupa të pa jetë nga përmbytjet

0

SPANJË- Policia dhe punonjësit e shpëtimit kanë gjetur trupat e dy burrave që ishin zhdukur në një zonë rurale në perëndim të Madridit pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën Spanjën qendrore gjatë fundjavës. Ekipet e shpëtimit gjetën trupat pranë qytetit Aldea de Fresno ku lumi Alberce doli nga shtrati të dielën.

Jose Manuel Aguado, 83 vjeç , u përfshi nga rrymat e forta pranë shtëpisë së tij në Villamanda, ndërsa një mesoburrë i quajtur Manuel Lopez ishte zhdukur pasi makina me të cilën ai dhe familja e tij po udhëtonin u zhyt në lumë natën e së dielës. Gruaja dhe vajza e Lopez u shpëtuan të njëjtën natë, ndërsa djali i tij 10-vjeçar, u gjet i gjallë pasi kaloi natën të mbërthyer në një pemë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu