ARMENI – 24 orët e fundit kanë qenë ideale për Kroacinë, skuadra e Zlatko Dalicit ka bërë më të mirën përsa i përket detyrimeve në eliminatoret e “Euro 2024” dhe ka bërë një hap vendimtar drejt hyrjes në fazën finale, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.
Pas humbjes së theksuar 5-0 të Letonisë në shtëpi, ballkanasit kaluan në epërsi dhe gëlltitën edhe Armeninë, pasi mbizotëruan 1-0 në Jerevan dhe arritën në kuotën e 10 pikëve, po aq sa Turqia, por me më pak ndeshje.
Goli i artë për fituesit e vendit të tretë të vitit 2022, erdhi në minutën e 14-të. Modric goditi nga e majta dhe e futi topin në zonë në pikën e duhur, ku Kramaric nuk e pati të vështirë për ta shtynte topin në rrjetë.
Më pas kroatët dominuan lojën, pavarësisht se rezultati nuk ndryshoi dhe ndeshja u mbyll me fitoren minimale 1-0 për skuadrën e Modricit me shokë. Ishte fitorja e tretë radhazi e Kroacisë në këtë fazë kualifikuese, pas barazimit (1-1) në turin e hapjes, ndaj Uellsit.