Politikani serb lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes para stacionit policor

0

SERBI- Këshilltari i opozitës në Kuvendin e Topoles në Serbi ka lyer veten me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes para komisariatit. Fatmirësisht është arritur që të shuhen flakët dhe pse ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruajnë mediat e huaja.

Dje është mbajtur seanca e kuvendit komunal të Topoles dhe në orët e vona të mbrëmjes politikani ka dalë para stacionit policor ku i ka vënë flakën vetes. Dyshohet se fillimisht ka qëndruar aty pranë për disa orë dhe më pas ka vendosur për këtë akt.

Oficerët e policisë i kanë ardhur në ndihmë. Ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë transportuar burrin me djegie të rënda në Qendrën Klinike në Kragujevc. Një polic u lëndua lehtë teksa po përpiqej ta ndihmonte 53-vjeçarin. Pacienti është mbajtur për trajtim në Qendrën Klinike në Kragujevc. Ai ndodhet në repartin e kujdesit intensiv të Qendrës për Anestezion dhe Reanimacion. Nuk dihet ende shkaku që ka çuar deri në këtë akt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu