Filmi “Barbie” mund të ketë “thyer” arkat botërore, por mundësia e hyrjes në Oscar nuk ishte e pritshme.
Shtëpia e filmit “Warner Bros” po mendon të promovojë nominimin e Ryan Gosling në ceremoninë e ardhshme të çmimeve, për performancën e tij si Ken.
Aktori ka shprerhur dëshirën e tij për të konkurruar për Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor, si Robert Doëney Jr. për rolin e tij në “Oppenheimer”.
Aludohet se dhe emri i Margot Robbie mund të nominohet në kategorinë e parë femër.
Kujtojmë se filmi i rekordeve të shikueshmërisë së kësaj vere, me protagonistët Robbie dhe Gosling ka kaluar 1.4 miliardë dollarë fitime në mbarë botën, duke e bërë atë filmin më të suksesshëm komercial të vitit 2023.