Policia e Lushnjës ka kapur 8 klandestinë sirianë në një banesë të braktisur në aksin Lushnjë-Golem.
Pas gjetjes së emigrantëve është bërë i mundur edhe ndalimi i drejtuesit të mjetit ‘Benz’ dhe një shoqëruesi.
Sipas informacioneve sapo ka parë makinat e policisë ka braktisur mjetin dhe është fshehur.
Ndër klandestinët janë 4 meshkuj dhe 4 femra.