Sveçla: Prona e Radojçiç do të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacion policie me barka

0

KOSOVË- Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se është në bisedime me Ministrinë e Bujqësisë që prona e Milan Radojçiç buzë liqenit të Ujmanit të kaloj në kuadër të dikasterit të tij. Sipas Sveçlës, me këtë do të bëhej e mundur për stacion për njësi me barka në departmentin e kufirit nga ana e Policisë së Kosovës.

“Kompleksi i Milan Radojçiqiqt është i ndërtuar në agjencinë pyjore të Republikës së Kosovës. Bypasi i tunelit është uzurpuar nga ky kompleks nga Milan Radojçiç. Tashmë jam në bisedime me ministrin e Bujqësisë, që kjo pronë t’i kalojë ministrisë së Punëve të Brendshme dhe më pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës, për stacion për njësi me barka në departamentin e kufirit,” tha ai.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu