Inter Miami nuk shkëlqen kur në fushë mungon Lionel Messi, i cili është i dëmtuar. Skuadra nga Florida u mund 4-1 nga Chicago Fire, ndërsa 2 prej golave u realizuan nga Xherdan Shaqiri.
Mesfushori me tipare sulmuese, i cili pas pak ditësh mbush 32-vjeç, zhbllokoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë. Shaqiri i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe shënoi nga pak mtra larg portës.
Inter Miami barazoi në minutën e 53’, por më pas vendasit u kundërpërgjigjën me 3 gola. Tek i fundi ishte sërish shënues Xherdan Shaqiri, i cili finalizoi një kundërsulm të Chicago Fire.
Shaqiri është në kuotën e 5 golave në këtë sezon, duke ndihmuar ekipin e tij të jetë pjesë e zonës play off të Kampionatit Amerikan, ndërsa Inter Miami e shikon larg këtë objektiv.