DURRËS- Shumë nga turistët italianë që vizituan plazhet shqiptare për sezonin e verës kanë vendosur që mos të largohen më dhe të rrinë në Shqipëri.
Gazeta italiane, “Corriere della Sera” i ka kushtuar një reportazh të moshuarve italianë të kanë vendosur të jetojnë në vendin tonë.
Në raportazh thuhet se personat e moshës së tretë që vendosën të mos largohet nga Shqipëria në të kaluarën kanë qenë sipërmarrës, tregtarë, komandantë të Alitalia, menaxherë bankash apo dhe drejtues kompanish. Kanë pensione të larta, por në Shqipëri mund ta shijojnë jetesën më shumë për shkak të çmimeve më të ulëta të jetesës. Gazeta italiane ka sjellë disa nga rrëfimet e tyre ku flasin edhe për arsyet konkrete që morën vendimin për të mos u larguar nga vendi ynë.
Shumë prej tyre përmendin si arsye kryesore disponibilitetin e sistemit shëndetësor, pa pritje të gjata dhe me kosto të arsyeshme për ta si dhe ushqimi. Në raportazh thuhet se nëse një vit më parë numëroheshin vetëm 1700 italianë që jetonin në Shqipëri tashmë ky numër ka kaluar mbi 4 mijë. Më të preferuara janë Durrësi dhe Vlora ku shumë kanë blerë apartamente edhe prej afërsisë me detin.