ZVICER – Izraeli do të duhet të luajë 4 ndeshje brenda 9 ditëve. Kjo u bë e qartë, pasi UEFA informoi federatën lokale të futbollit, se Izraeli do të duhet të luajë në nëntor edhe ndeshjet e shtyra për shkak të luftës në vend.
Kështu, gjatë pushimit për kombëtaret në muajin nëntor, izraelitët do të duhet të luajnë 4 ndeshje. Më 12 tetor, Izraeli ishte paraparë të luante kundër Zvicrës në shtëpi dhe 3 ditë më vonë do të vizitonte Kosovën.
Data e propozuar për ndeshjen e shtyrë kundër Kosovës në Prishtinë është 12 nëntori. Do të pasohet nga dy ndeshje në shtëpi kundër Zvicrës (15 nëntor) dhe Rumanisë (18 nëntor), duke përfunduar me një ndeshje jashtë fushe kundër Andorrës më 21 nëntor.
Nëse deri në këtë kohë nuk është e mundur të zhvillohen ndeshje në Izrael, për shkak të armiqësive në vend, prandaj ndeshjet kundër Zvicrës dhe Rumanisë do të zhvillohen, ose në Qipro ose në Greqi. Kështu, UEFA refuzon në mënyrë të prerë kërkesën e federatës izraelite për të luajtur me Kosovën në dhjetor, apo edhe mars 2024.