“Përhapnin frymën e ISIS-it”/ Një shqiptar të Kosovës dhe një tunizian dëbohen nga Italia

0

ITALI-Ministria e Brendshme ka njoftuar se ka dëbuar një tunizian dhe një shqiptar i kosovës të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë kombëtare, si përhapës të frymës radikale islamike. 42-vjeçari tunizian, brenda qelisë së tij në burgun Piacenza, kishte një foto të një burri të armatosur me automatik me flamurin e ISIS pas tij.

Në vitin 2017, sipas Ministrisë së Brendshme italiane janë arrestuar tre shtetas shqiptarë të Kosovës ndaj të cilëve kishin dalë të dhëna të rënda të fajësisë për pjesëmarrje në një asociacion me qëllim të terrorizmit ndërkombëtar, raportohet në media.

Më 14 tetor 2023, ai u gjurmua në provincën e Triestes dhe u arrestua për veprën penale të shkeljes së ndalimit për rihyrje në territorin kombëtar. Pas një procesi shumë të drejtpërdrejtë të zhvilluar në Seksionin Penal të Gjykatës së Triestes, ai u dënua me 8 muaj burg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu