LAJM I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Durrës, automjeti përplas 57-vjeçarin, ndërron jetë në vendin e ngjarjes

0

Një aksident tragjik u regjistrua në orët e vona të pasditen e sotme në Durrës.

Policia tha se një automjet i drejtuar nga një 54-vjeçar ka përplasur për vdekje drejtuesin e një biçiklete. 57-vjeçari me iniciale Sali Vata, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Pasditen e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin Albert Keçi,54 vjeç, ka përplasur shtetasin Sali Vata, 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, sqaron policia.