Ledion Liço i mori vendin në BBV, reagon direkt Arbana Osmani

0

Ledion Liço i merr vendin Arbana Osmanit në Top Channel është lajmi që qarkulloi me shpejtësi mbrëmjen e djeshme. Burime tregonin se Big Brother VIP këtë sezon do e prezantojë Ledioni, pasi Arbana ka ndërprerë negociatat me Top Channel për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.

Sot ka reaguar vetë Arbana duke i dhënë fund zërave. Ajo ka postuar një foto nga ambientet e Top Channel duke treguar kështu se lajmet nuk janë dhe aq të vërteta. Mesa duket edhe Big Brotherin këtë vit do e shohim nën drejtimin e Arbanës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu