Arrestohen ‘skifterat’/ Në 2 muaj vodhën 6 banesa dhe dogjën 4 makina në Shkodër e Vau e Dejës

0

Digjnin makina dhe vidhnin sende personale, Policia arreston grupin kriminal me 5 persona në Vaun e Dejës

Policia e Shkodrës ka ndalur ‘aventurën’ e një grupi prej pesë personash të cilët kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës për shkatërrim prone dhe vjedhje.

Sot blutë arrestuan shtetasin K.D., 24 vjeç i cili së bashku me tre shtetasit e ndaluar të hënën, R. G., G. D., F. J., kanë djegur 4 automjete dhe kanë vjedhur shuma parash dhe sendesh me vlerë në 6 banesa gjatë periudhës shtator-nëntor 2023. Sipas autoriteteve mbetet ende në kërkim shtetasi A.N.

“Nga hetimet dyshohet se 24-vjeçari dhe shtetasit R. G., G. D., F. J. (të arrestuar dje) dhe A. N. (ende në kërkim), të organizuar si grup, më datat 18.11.2022 dhe 10.01.2023, kanë djegur 4 automjete, ndërsa gjatë periudhës shtator-nëntor 2023, kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, në 6 banesa, në Vaun e Dejës dhe në Shkodër”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu