Armando Broja sherr me trajnerin dhe shokët e skuadrës? Taulant Seferi zbulon si qëndron e vërteta

0

Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Seferi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Më Lër të Flas”, ku ka folur pas kualifikimit për në Euro 2024.

I pyetur në lidhje me lajmet që qarkulluan për një konflikt mes Armando Brojës dhe trajnerit Sylvinho, Seferi deklaroi se janë vetëm thashetheme, teksa shtoi se Broja është një djalë i mirë dhe shumë i talentuar.

“Jo pa dyshim që jo. Janë vetëm thashetheme sepse i kam lexuar dhe unë. Ai ka qenë i lënduar, por fatmirësisht është shumë mirë tani. Për këtë arsye nuk ka qenë më ne. Ai është një super lojtar dhe një djalë shumë mi mirë. Ai duhet të jetë me ne, unë nuk jam ai që vendos, por për cilësi, duhet të jetë patjetër me ne.”– tha Seferi.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu