Dasma kthehet në tragjedi/ Dhëndri vret bashkëshorten dhe 3 persona të tjerë, më pas…

0

Një ish-ushtar tajlandez vrau bashkëshorten e tij dhe tre të tjerë përpara se t’i jepte fund jetës.

Policia ka zbuluar për BBC-në se 29-vjeçari Chaturong Suksuk dhe Kanchana Pachunthuek, 44 vjeç, u martuan të shtunën në Tajlandën verilindore.

Nga raportimet paraprake bëhet e ditur se ai u largua befas nga dasma dhe u kthye me armë, duke qëlluar gruan e tij, nënën e saj, 62 vjeç dhe motrën, 38 vjeç.

Plumbat qëlluan edhe dy prej të ftuarve, të cilët u dërguan me urgjencë në spital, por një prej tyre ndërroi jetë.

Sipas policisë vendase, Chaturong ishte mjaft i dehur në momentin kur kreu krimet makabre, por motivi i tij mbetet i paqartë.

Ai kishte blerë armën dhe municionet legalisht vitin e kaluar, shtuan ata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu