Ministri i Brendshëm Taulant Balla së bashku me të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner ishin sot në një vizitë në Pikën Kufitare doganore në Kakavijë.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë mbështetjen e saj për instrakturën, sistemet e kontrollit të kalimit kufitar, si dhe për pajisjet, mjetet për mbikqyrjen e kufirit të gjelbër.
Ministri Balla shprehu mirënjohjen e tij për qeverinë amerikane dhe popullin e saj për këtë mbështetje për forcimin e pikave kufitare. Gjithashtu mbështetje kanë dhënë edhe programe të ndryshme pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë si: EXBS, ICITAP, INL dhe Zyra Rajonale e Sigurisë.
Postimi i Ballës:
🇦🇱🤝🇺🇸
Pika e Kalimit Kufitar, Kakavijë📍Mirënjohje SHBA dhe popullit amerikan për mbështetjen e dhënë në infrastrukturën, sistemet e kontrollit të kalimit kufitar si dhe për pajisjet, mjetet për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër. Bashkë me të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë David Wisner u takuam sot me drejtuesit dhe punonjësit e Policisë Kufitare dhe Migracionit Gjirokastër. Faleminderit gjithashtu përfaqësuesve të programeve të ndryshme pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, si: EXBS (Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë së Kufinjve), Programi ICITAP, INL dhe Zyrës Rajonale të Sigurisë.