Zbulohet se si funksiononte skema e mashtrimit të shtetasve grekë nga një grup shqiptarësh në Korçë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë tē ditur se numri i shtetasve grekë qē kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi shkon nē 5 mijë. Shumat e vjedhura nga llogaritë e tyrë variojnë nga 3 mijë deri 5 mijë euro.
Grupi mashtronte shtetasit grekë,duke i ftuar të investonin në kriptomonedha. Atyre që binin dakord të bëheshin pjesë e skemës fiktive të investimit, grupi i kërkonte të shkarkonin në kompjuterin e tyre një program,përmes të cilit hakeroeshin të dhënat dhe zbrazeshin llogaritë bankare.
Nga hetimet rezulton që të 7 personat e punësuar nga dy të arrestuarit ishin nga Fieri.
Prokuroria e Korçës vijon hetimet për të gjurmuar dhe zbuluar destinacionin e parave të përfituara përmes mashtrimit.