Reali e nis vitin 2024 me fitore, Celta Vigo triumfon në ‘frymën e fundit’ ndaj Real Betis

0

Pritej një nisje më potente e vitit, por fitorja mbetet fitore. “Galaktikët” e Real Madrid nuk kanë zhgënjyer në të parën ndeshje të 2024-ës, teksa në stadiumin madrilen  “Santiago Bernabeu” mundën me rezultatin minimal, 1 me 0, skuadrën e Mallorca, duke mos zhgënjyer 72394 të pranishmit në arenën e “Los Blancos”.

Golin e vetëm të sfidës ,e realizoi  gjermani  mbrojtjes, Antonio Rudiger, i cili në minutën e 78’-të përfitoi nga një “përgjumje” e mbrojtjes kundërshtare, për të dërguar në rrjetë një krosim fantastik, nga goditja e këndit, e mesfushorit kroat , Luka Modric.

Në përballjen tjetër, të pasdites së kësaj të mërkure, atë të “Estaio de Balaidos”, mes vendasve të Celta Vigo e “bardhjeshilëve” të Real Betis, teksa gjithçka pritet të mbyllej në barazim, vendasit kanë “shtangur” miqtë me nëj gol në “frymën e fundit” të sfidës, duke fituar përballjen me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.

Golat erdhën shpejt me Aitor Ruibal, që i dha fillimisht Real Betis-it avantazhin në minutën e 6’-të e më pas Iago Aspas ekzekuton në mënyrë perfekte një 11-metër, për të “bllokuar” sfidën, që në minutën e 16’-të, e që më pas do të “zhbllokohej”, në minutën e 96’-të, me talentin suedez Williot Swedberg,  duke i dhënë 3 pikë të vyera skuadrës .

Falë këtyre rezultateve, Real Madrid ngjitet në kuotën e 48 pikë dhe tashmë krijon një shkëputje prej 3 pikësh, nga Girona e vendit të dytë, e cila do të përballet në mbrëmjen me “Los Colchonres” e Aletico Madrid. “Andaluzianët” e Real Betis mbeten në vendin e 7-të me 28 pikë, Mallorca në vendin e 14-të me 18 pikë, ndërsa Celta Vigo ngjitet në vendin e 17-të me 16 pikë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu