MALI I ZI- Një tërmet me magnitudë prej 3.3 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në Mal të Zi pasditen e sotme, sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare. Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në perëndim të Podhumit në komunën e Tuzit. Tërmeti ishte një thellësi prej 15 kilometrave.
Momentalisht nuk ka raportime për të lënduar apo edhe për dëme të mundshme materiale.