Përplasen dy makina në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, dëme të shumta materiale

0

POGRADEC- Një aksident automobilistik raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec- Qafë Plloçë në afërsi të fshatit Rëmenj.

Një nga automjetet i ka prerë rrugën tjetrit duke shkaktuar aksidentin nga i cili janë regjistruar dëme të shumta materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.