U tha se janë ndarë! / Veprimi i fundit i Adrola Dushit i thotë të gjitha për raportin me Capital T!

0

Romanca mes këngëtarit Capital T dhe Adrola Dushit edhe pse ata nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, duket se vazhdon.

Para disa ditësh pati dyshime se ata mund të jenë ndarë, shkak për këtë u bë një video e këngëtarit ku ndër të tjera shkruante: “Si fle unë kur e di që jam beqar dhe askush nuk po më tradhton”.
Mjaftoi kjo për të nxitur dyshimet se raporti mes çiftit kishte marrë fund.

Kjo është hedhur poshtë së fudmi. Capital T ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme. Ai ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, teksa mban në dorë një gotë dhe shkruan bashkangjitur se mbush 32 vjec.

Nuk ka munguar një urim publik nga Adrola duke shkruar “Urime”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e dy gotave për t’i thënë gëzuar.

Kujtojmë se zërat për raportin e tyre nisën që në 2020 kur modelja mori pjesë në videoklipin e Capital T. Ndonëse fillimisht thanë se janë thjesht miq, koha tregoi se mes tyre ekzistonte diçka më tepër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu