Aksidenti i 3-fishtë në Shëngjin! Arrestohet shkaktari, 63-vjeçari i dehur në timon

0

Është vënë në pranga shoferi 63-vjeçar, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë të ndodhur sot në Shëngjin.

Mësohet se 63-vjeçari në gjendje të dehur, është përplasur me dy mjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosura dy gra dhe një fëmijë i mitur.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot, rreth orës 17:20, në Shëngjin, automjeti tip “Audi”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu