Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot të Premten e Zezë

0

TIRANË- Besimtarët ortodoksë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë kanë kujtuar sot atë që njihet si e premtja e zezë, e cila simbolizon sakrificën e Krishtit.

Besimtarët ortodoksë në kryeqytet, por edhe në Korçë e në qytete të tjera, kanë mbajtur shërbesën për Epitafin, ndërsa të dielën do të jetë edhe Pashka Ortodokse.

Kremtimi i Pashkës do të kulmojë të shtunën në mbrëmje, për të marrë qirinjtë. Qirinjtë më pas merren në shtëpi, që nënkuptojnë ndriçim të shtëpisë.