TIRANË- Falsifikonte librat e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, caktohet nga Gjykata e Tiranës masa detyrim paraqitje për Mirela Bardhin. Mësohet se 60-vjeçarja Mirela Bardhi është menaxherja e një librarie të njohur në Tiranë, ku ka shitur kopje të paautorizuara të Kadaresë.
Denoncimi ka ardhur nga Enxhi Hudhri vajza e drejtuesit të shtëpisë botuese “Onufri”. Hudhri ka rrëfyer se ka blerë 5 botime të Kadaresë në librarinë e menaxhuar nga Bardhi dhe ka rezultuar se janë kopje të falsifikuara.
Bardhi akuzohet për “shkelje të të drejtave të pronësisë” dhe “fshehje të të ardhurave”.