Ministria e Punëve të Jashtme të Diasporës dhe Kosovës e ka dënuar si arbitrat arrestimin e shtetasit Kosovar nga autoritetet serbe. Gjithashtu ka kërkuar nga ndërkombëtarët të ndihmojnë në lirimin e tij të menjëhershëm.
MPJD ka bërë një deklaratë për mediat duke thënë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi është njoftuar të shtunën për arrestimin e Tefik Mustafës nga policia serbe në pikën kufitare Merdarë, për arsye të krimeve të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë 1999.
Ministria kosovare ka dënuar ndalimin dhe arrestimin e qytetarëve të Kosovës gjithashtu ka bërë thirrje Bashkisë Ndërkombëtare të ndëemarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëmtë të Tefik Mustafës.
Gjithashtu ka bërë thirrje për të kërkuar përgjegjsi nga shteti serb për shkakse veprimet arbitrare bien ndesh me konventat ndërkombëtare për tëdrejtat e njeriut.
MPJD ka shtuar se do të kërkojë zyrtarisht që një përfaqësues i zyrës së Kosovës në Serbi të vizitojë Mustafën në mënyrë që të njoftohet Kosova për mënyren e trajtimit të shtetasit të tyre nga organet serbe.
Për arrestimin e Mustafës, MPJD-ja tha se ka njoftuar vendet e QUINT-it në Kosovë dhe misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe dhe të shteteve tjera në Beograd.
“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për konfirmim të arrestimit dhe për ofrimin e detajeve tjera relevante, në të cilën kërkesë është përfshirë edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi”, thuhet në njoftim.
Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës me dyshimet e pretenduara se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99.
Më 17 prill, autoritetet serbe e arrestuan shtetasin kosovar Sadik Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike gjithashtu, nën dyshimet “për krime lufte” më 1999 – akuza që u hodhën poshtë nga familjarët e tij.
Duraku u arrestua në një vendkalim kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë dhe një gjykatë serbe i caktoi masën e paraburgimit po atë muaj. Familjarët e tij thonë se akuzat kundër Durakut nuk qëndrojnë, pasi ai, para luftës në vitin 1999, ka jetuar me familjen e tij në Angli.
Në fillim të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë për, siç i cilësoi ai, arrestime të padrejta, të qëllimshme dhe dashakeqe të qytetarëve të Kosovës.