Aksident në Devoll, raportohet për 5 të plagosur

0

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në Devoll, pranë fshatit Progër. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Për pasojë pesë persona raportohet se kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Devoll/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu