Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se ditën e hënë do të paditin Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, për mashtrim publik.
Gjatë fjalës në tubimin e sotëm, teksa komentoi shkuarjen e dytë në SPAK të Olsi Ramës për çështjen “Xibraka”, Berisha tha se vëllai i kryeministri deklaroi se e kishte kaluar vetëm një herë kufirin me makinën e klanit të laboratorit të kokainës, por ai nxorri të dhënat dhe bëhet fjalë për mbi 5 herë.
Berisha tha se Olsi Ramën e mori në pyetje prokurori Alfred Shehu, të cilin e konsideroi si të pafytyrë, pasi doli në konferencë me ish-drejtorin e Policisë, Ardi Veliu dhe deklaroi se në makinën e trafikantit të kokainës, Mehmet Grecës nuk kishte materiale elektorale për Taulant Ballën.
Sali Berisha: E patë miq se si doli Olsi Xibraka pas seancës që kishte me Alfred Shehun. Me Alfred Grecën. E dini cili është Alfred Shehu? Është prokurori i pafytyrë që doli bashkë me Ardi Veliun, një të pafytyrë tjetër, dhe u tha shqiptarëve se në makinën e Mehmet Grecës, trafikantit të dënuar për 15 kg kokainë në Londër, nuk kishte materiale elektorale për Taulant Ballën. Dhe ky u shpërblye nga Taulant Balla në krah të Altin Dumanit, prokuror i Skrapit. Ky dje, takoi Olsi Ramën. Olsi Rama, Olsi Xibraka, ja ku po të njoftoj se ditën e hënë do të kesh dhe një padi të dytë për mashtrim publik përpara shqiptarëve.
Po, po, për mashtrim publik sepse u deklarove shqiptarëve dy javë më parë se makinën me targa AA653DM, të përdorur tmerrësisht nga kapot, mes tyre edhe ti vetë, të klanit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës, Olsi Rama, Ermal Hoxha, Genti Xhixha, Gentian Gjonaj, Besnik Dabulla, etj, e kam përdorur vetëm njëherë. Kam shkuar një natë në Selanik, kam ndëjtë dy ditë dhe jam kthyer. O gënjeshtar, mashtrues i shpërfytyruar publik, do përgjigjesh para ligjit dhe shqiptarëve. Kufirin me makinën e drogës AA653DM, e ke kaluar: