Prokuroria e Posaçme ka thirrur bashkëshorten e Aleks Nikës, Rajmonda Nika dhe xhaxhain e viktimës Mark Nika.
Rajmonda dhe Mark Nika janë thirrur nga SPAK në cilësinë e kallëzuesit, për tu marrë në pyetje.
Ata janë thirrur për të dëshmuar ditën e hënë më datë 22 korrik, njëri në orën 10.00 dhe tjeri në orën 12.00.
Thirrja e të dyve, vjen dy ditë pasi SPAK regjistroi si procedim ngjarjen e 21 Janarit.