Tensionohet situata në aksin Thumanë-Kashar mes protestuesve dhe policisë. Kjo e fundit, ka përdorur spay kundër protestuesve.
Nuk kanë munguar momentet e përplasjes fizike mes protestuesve dhe policisë.
Disa nga pjesëmarrësit në protestë kanë tentuar të shkulin disa ndarje të vendosura mes autostradës dhe rrugës së vjetër, por s’janë lejuar nga policia.