I shpallur në kërkim për dhunën ndaj Medi Isenit/ Stresi: Fast Kosova mos i hypni kalit mbrapsht, mos mu afroni se do bëhet nami kaq po ju them!

0

Më tej Stresi thot se nuk do ta lejojë arrestimin e tij të ndodhë vetëm sepse këtë e kërkon ministrja, duke iu referuar ministres së Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.

TIRANË- Reperi i njohur shqiptar Stresi ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me arrestimin e mikut të tij Noizy. Në instastoryn e tij, reperi i bëri thirrje njësisë policore Fast Kosova që të mos i afrohen dhe të mos e arrestojnë.

Më tej Stresi thot se nuk do ta lejojë arrestimin e tij të ndodhë vetëm sepse këtë e kërkon ministrja, duke iu referuar ministres së Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu. Reperi thotë se problemi duhet të zgjidhet përmes bashkëpunimit me Gjykatën e Tiranës.

Në një instastory tjetër Stresi thotë se njësia Fast merret me kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe që kanë rrezikshmëri të lartë për shoqërinë. Reperi gjithashtu thotë se kjo njësi nuk duhet aktivizuar për kapjen e artistave.

Ditën e djeshme u arrestua reperi Noizy dhe DJ i tij nga policia në Shëngjin. Më tej bëhet me dije se në kërkim nga policia e Kosovës është edhe Arkimed Lushaj ose i njohur si reperi Stresi.

Noizy akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut Medi Iseni. Ngjarja ndodhi më 2 gusht të këtij viti në një lokal në Pejë, dhe Medi Iseni akuzoi Noizyn dhe Stresin se ishin ata të cilët e dhunuan dhe e futën në kurth. Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn.

Më tej akuzat vijojnë për prerje në besë ndaj Stresit. Sipas të dhunuarit ka qenë Stresi ai i cili e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu