E zë korenti duke ngrënë fiq, v*des 45-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Zim Zenel të qytetit të Krujës, ku 45-vjeçari Arjan Alushi ka gjetur vdekjen tragjikisht ndërsa po hante fiq në një pemë.

Sipas informacionit të siguruar, Alushi kishte hipur në një pemë fiqesh kur ka qenë viktimë e një korrenti elektrik që kishte elektrizuar pemën. Ky elektrizim ka ardhur nga kabujt e firmave private të internetit që janë instaluar pa ndjekur normat dhe kriteret e nevojshme të sigurisë për rrjetin e shpërndarjes të OSHEE-së.

Ngjarja është shkaktuar nga ndërhyrjet e pasigurta në rrjetin elektrik nga këto kompani, duke rezultuar në një incident fatal. Autoritetet janë angazhuar për të hetuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të siguruar që të merren masa për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu