Përplasja me armë zjarri la pas një të vdekur e 5 të plagosur, Prokuroria e Prishtinës: Shkak, mosmarrëveshjet e vjetra!

0

KOSOVA- Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e shkuar në Prishtinë ku nga një përplasj e armatosur një person humbi jetën dhe 5 të tjerë u plagosën. Sipas Prokurorisë së Prishtinës, dy grupet u përplasën pas konflikteve të vjetra që kishin me njëri-tjetrin.

Në njoftimin zyrtar thuhet se të pestë personat janë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu Prokuroria e Prishtinës shton se është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë në Prishtinë:

Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori kujdestar dje rreth orës 22:20, min nga Policia e Kosovës- Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë është njoftuar për një incident me armë zjarri në mes disa personave në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Zejnullah Gashi, së bashku me Prokurorin kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë konstatuar se në këtë rast kemi të bëjmë me një përleshje në mes dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme, ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë të dyshuar tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës. Po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia.

Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu